Adelina Tahiri tregon origjinën e vërtetë të bashkëshortit

Mediale Vip

Adelina Tahiri tregon origjinën e vërtetë të bashkëshortit

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 22:28
Adelina Tahiri

Ajo është ndër këngëtaret më të komentuara në shtypin rozë. Bëhet fjalë për Adelina Tahirin.

Martesa e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markovi u përfol gjatë në rrjetet sociale për shkak se ai ishte i huaj, por sot këngëtarja e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” rrëfeu origjinën e vërtetë të bashkëshortit të saj.

Gjatë intervistës ajo tha se stërgjyshja e Markovit është nga Korça.

Ermal Mamaqi: Ç’ne ti? Të gjithë mund të martoheshin, por që Adelina Tahiri të martohej me një maqedonas kjo nuk do të ndodhte. Si ka mundësi?

Adelina Tahiri: Unë bëra mëkat.

Ermal Mamaqi: Si ka mundësi që njerëzit ndikohen kaq shumë nga martesa jote? Kujt iu shkatërrua jeta që ti je martuar?

Adelina Tahiri: Shumë meshkujve dhe shumë femrave siç duket.

Ermal Mamaqi: E vërteta është që ti gjyshërit i ke shqiptarë të dy…

Adelina Tahiri: Jo, nga ana e babait i kam shqiptarë. Por kohë më parë ka qenë mburrje kur dikush martohej me një të huaj të një kombi tjetër dhe një feje tjetër sepse e ka shqiptarizuar. Ndërsa sot është bërë një kohë ndryshe. Ngaqë unë kam marrë një burrë maqedonas dhe me një fe tjetër, nuk do të thotë se kam ndërruar fenë time apo kombin tim. Unë kam lindur dhe do të vdes shqiptare dhe sigurisht myslimane. Nuk ka asgjë tragjike. Burri im stërgjyshen e ka korçare.

Ermal Mamaqi: Po ky qenka shqiptar.

Adelina Tahiri: Pak rëndësi ka.

Ermal Mamaqi: Pra ti qenke martuar me një korçar. A di të bëj ai lakror?

Adelina Tahiri: Jo, e bëj unë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat