Julia Roberts vesh kostumin “Kardashian” në emisionin e Ellen që të rritë numrin e ndjekësve

Mediale Vip

Julia Roberts vesh kostumin “Kardashian” në emisionin e Ellen që të rritë numrin e ndjekësve

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 23:39
Aktorja amerikane, Julia Roberts

Aktorja amerikane, Julia Roberts, ditë më parë ka qenë mysafire në emisionin e Ellen DeGeneres, ku kanë folur për tema të ndryshme me nikoqiren e emisionit.

Një prej temave të prekura ka qenë numri i vogël i ndjekësve që ka ylli hollivudian (mbi 3.5 milionë) në krahasim me mbi 61 milionët që i ka moderatorja e popullarizuar.

“Nëse ti i ke 60 vjet dhe i ke 60 milionë ndjekës, atëherë unë duhet t’i kem 51 milionë”, ka bërë shaka Julia duke iu referuar numrit të viteve.

Në ndërkohë, Ellen vendosi që shakanë ta çojë në një nivel tjetër duke u përpjekur që t’i ndihmojë aktores për ta rritur numrin e ndjekësve.

Ajo ia dha Robertsit një kostum të quajtur “Kardashian”, në të cilin binin në pah proporcionet e bujshme.

Image

Mendoj se tash mund të kem më shumë ndjekës, mirëpo tashmë nuk jam e sigurt në asgjë”, ka thënë Julia e buzëqeshur pasi e ka veshur kostumin.

Theksojmë se pjesëtaret e klanit Kardashian/Jenner janë shumë të popullarizuara në rrjetet sociale, për faktin e se ekspozojnë trupin e tyre.

Kim Kardashian numëron mbi 121 milionë ndjekës, Kylie Jenner mbi 120 milionë ndjekës, Kendall Jenner mbi 99.5 milionë ndjekës, Khloe Kardashian mbi 83.1 milionë ndjekës, Kourtney Kardashian mbi 70.2 milionë ndjekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat