Eranda Libohova tregon se nuk flet shumë më motrën e saj pasi ajo është ...

Mediale Vip

Eranda Libohova tregon se nuk flet shumë më motrën e saj pasi ajo është ...

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:29
Irma dhe Eranda Libohova

Për publikun e gjëra ato janë dy figura shumë të dashura, të cilat me muzikën e tyre kanë bërë për vetë ndër vite shumë adhurues.

Irma dhe Eranda Libohova janë dy motra artiste që nuk ngurojnë asnjëherë të shprehin pasionit e madhë që kanë për  muzikën.

Së fundmi Ernada ka qënë e ftuar në emisionin ‘Siluete’ ku përveç momenteve nga jeta private, ajo ka folur edhe për motrën e saj të madhe, Irma Libohova për të cilën tregon se nuk ka një marrëdhënie shumë shoqërore me të.

Personi që i hapet shpesh për jetën e saj private është mikja e saj e ngushtë, e cila nuk është këngëtare po ekonomiste.

‘Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr,”është shprehur Eranda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat