Jay Z sqaron thumbat për Kanyen në këngën “What’s Free”

Mediale Vip

Jay Z sqaron thumbat për Kanyen në këngën “What’s Free”

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 18:08
Jay Z

Jay Z ka vendosur që t’i adresojë gjërat direkt e në publik.

Në këngën “What’s Free” që erdhi si bashkëpunim i tij me Rick Ross dhe Meek Mill në albumin e këtij të fundit “Championships”, ishte Jay Z ai që bëri shumë thumbime.

Hov i referohet Kanye West dhe kapelës së tij të kuqe “Make America Again”.

Shumë njerëz e kanë parë këtë si goditje për Kanyen për shkak të përkrahjes së tij për Donald Trump.

Sidoqoftë, Jay Z në Twitter ka qaruar se nuk ishte një diss ky, por se ishte drejtuar direkt kah presidenti.

Ndërkohë ka pasuar përgjigja e Kanyes, i cili ka paralajmëruar “Watch the Throne 2”.

Ka kohë që ka pasur spekulime për album të ri “Watch the Throne 2” mund të vij, por pa konfirmime nëse Jay Z do jetë pjesë e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat