Meghan Markle thyen sërish rregullat mbretërore, ja çfarë ndodhi

Mediale Vip

Meghan Markle thyen sërish rregullat mbretërore, ja çfarë ndodhi

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 21:20
Meghan Markle

Meghan Markle po pret fëmijën e saj të parë.

Duke qenë se Meghan është shtatzënë ka filluar të mendojë për opsionet e pritjes së fëmijës dhe është e sigurtë që do të qëndrojë larg versionit tradicional. Bëhet fjalë për të gjithë setin fotografik që bëhet në hyrje të spitalit menjëherë pas ditës së lindjes.

Mesa duket kjo nuk është ajo që Meghan dëshiron, por mendohet të bëjë një lindje në shtëpi, në Windsor. Kështu do të jetë larg Londrës dhe kaosit të zakonshëm mbretëror. Edhe pse mjekët i sugjerojnë një lindje në spital, sepse është fëmija i parë, Meghan mendon ndryshe. Ndërkohë për kujdesin e fëmijës, do të ngarkohet mamaja e saj, Doria.

“Doria po planifikon të jetë shumë shpesh rrotull kur të lind fëmija, dhe ka plane për të që të ketë një hapësirë të veçantë në shtëpinë e re. Ajo do të ndihmojë Meghan dhe Harryn me fëmijën. Nëse Doria përfshihet, sigurisht do të inkurajojë një lindje natyrale.”- shprehet një burim pranë VF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat