U përfolën për ndarje, vjen reagimi i parë nga Ronela

Mediale Vip

U përfolën për ndarje, vjen reagimi i parë nga Ronela

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:27
Ronela Hajati dhe Young Zerka

Përreth tre vjet përflitet për një lidhje mes këngëtarëve Ronela Hajati dhe Young Zerka.

Ndonëse askush prej tyre nuk e ka pranuar me zë të lartë këtë lidhje, ata kanë lënë shenja që vërtet ka dicka mes tyre. 

Por ditët e fundit ka qarkulluar në media lajmi se cifti është ndarë dhe shkak është bërë mosdashja e Young Zerkës për të zyrtarizuar lidhjen. Megjithatë duket se dicka e tillë nuk është e vërtetë pasi Ronela ka dhënë një sinjal që gjithcka është në rregull. 

Ajo ka publikuar në story shoqëruar me disa zemra këngën e fundit të Zerkës, e cila është publikuar vetëm pak orë më parë. A pohoi në këtë mënyrë Ronela se lidhja e tyre shkon shumë mirë?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat