Blero dhe Afrona darkë romantike në Dubai

Mediale Vip

Blero dhe Afrona darkë romantike në Dubai

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 00:12
Blero Muharremi

Blero Muharremi dhe e fejuara e tij Afrona Dika po shijojnë çdo moment nga lidhja e tyre.

Ka një kohë që këngëtari Blerim Muharremi –Blero dhe i ka propozuar Afrona Dikës dhe çifti atë kohë ishin më të komentuarit në media.

Mirëpo së fundmi dyshja kanë zgjedhur ta shijojnë dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrit më shumë larg vëmendjes mediale.

Rrallë herë po postojnë edhe foto nëpër rrjete sociale dhe me ato të fundit kanë treguar se ndodhen në Dubai.

Bazuar në këto postime shihet se Blero dhe Afrona janë duke kaluar mjaft mirë atje. Sa i përket projekteve muzikore kënga e fundit e tij titullohet ‘A e din’ në të cilën ai vjen në duet me Ylber Osmanin.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat