Momenti i pakëndshëm i Messit gjatë fotografimit me modelen izraelite

Mediale Vip

Momenti i pakëndshëm i Messit gjatë fotografimit me modelen izraelite

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 08:04
Lionel Messi dhe Yael Shelbia

Lionel Messi është bërë edhe një herë temë kryesore mediatike, por kësaj radhe jo për magjinë e tij në fushë.

Është e ditur se njëri prej futbollistëve më të mirë në histori është paksa i turpshëm dhe nuk paraqitet shpesh në publik.

Derisa me topin në këmbë ndihet për mrekulli, në shoqërinë e femrave duket se ai nuk ndihet komod.

Si fytyra reklamuese e Sirin Labs, 31-vjeçari ditë më parë është paraqitur në ceremoninë e prezantimit të telefonit të ri celular, Finney, ndërsa është shoqëruar nga bukuroshja izraelite, Yael Shelbia.

https://www.instagram.com/p/Bqxr2-fnkz-/

Gjatë momentit të fotografimit, bukuroshja i është afruar shumë futbollistit, teksa ai nuk ka bërë asnjë reagim.

Për më shumë, Messi qëndronte si i shtangur, teksa ishte i mbështetur me sup në gjoksin e modeles 18-vjeçare. Ndërsa videoja nga ky moment është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/Bq7enTlnyFI/?utm_source=ig_embed

Më vonë, argjentinasi ka bërë shaka se nuk kishte dashur ta përqafonte manekinen, sepse nuk donte të kishte probleme në shtëpi.

Kujtojmë që Messi është i martuar me Antonella Roccuzzon, me të cilën ka dy fëmijë, Thiago dhe Mateo.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që lojtari reagon në mënyrë të çuditshme në prezencë të femrave të bukura.

Gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, njëra prej promovueseve e kishte shfrytëzuar rastin të fotografohej me të, ndërsa ylli i Barcelonës në atë çast i kishte futur duart në xhep. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat