Eddie Murphy është bërë sërish baba!
Aktori dhe e fejuara e tij, Paige Butcher, janë bërë prindër të fëmijës së tyre të dytë.
Djali Max Charles Murphy që ka lindur ditën e premte, më 30 nëntor, është fëmija i dhjetë për aktorin.
“Të dy, si nëna edhe djali, janë shumë mirë me shëndët”, ka thënë zëdhënësi i Murphy për revistën Us Weekly.
57 vjeçari Murphy kishte bërë të ditur në muajin gusht se 39 vjeçarja Butcher ishte shtatzënë pasi ajo ishte parë tashmë në Beverly Hills, me barkun e fryrë.
Çifti që janë prindër edhe të vajzës dyvjeçare, Izzy, janë takuar në xhirimet e komedisë “Big Momma’s House 2” në vitin 2006, por nuk kanë nisur lidhjen e tyre të dashurise deri gjashtë vjet më vonë.
Pasi Butcher ishte parë me një unazë të madhe diamante në muajin shtator, u konfirmuar se çifti tashmë janë fejuar.
Murphy ka tetë fëmijë të tjerë nga lidhjet paraprake. Ai ka djalin Eric (29) me Paulette McNeely, vajzat Bria (28), Shayne (24), Zola (18), Bella (16) dhe djalin Miles (26) me ish-bashkëshorten Nicole Mitchel Murphy.
Ai ka djalin Christian (28) me Tamara Hood dhe vajzën Angel (11) me ish anëtaren e Spice Girls, Mel B.
Murphy ishte i martuar me Mitchell Murphy (50) nga viti 1993 deri në vitin 2006.