20 vite “Kënga Magjike”, plot këngë të bukura, ja pretendentët!

Mediale Vip

20 vite “Kënga Magjike”, plot këngë të bukura, ja pretendentët!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:14
Flori Mumajesi

Festivali më i madh nga prurjet e projekteve të reja muzikore, por edhe më i zhurmshëm për rrjetet sociale “Kënga Magjike” ka rrumbullakosur dy dekada e meritë për këtë sukses ka vetë i zoti i shtëpisë, Ardit Gjerbrea. Por në mbrëmjen e 5 Dhjetorit do të jetë nata e parë gjysmë finale në Pallatin e Koncerteve ku tashmë çdo gjë është gati dhe artistët BIG por edhe shumë të rinj, ku këta të fundit janë më të shumtë në këtë 20 vjetor do të performojnë “live” në skenën gjigande. E nëse flasim për këngët apo i vlerësojmë në bazë edhe të klikimeve në kanalin Youtube, por mbi të gjitha duhet të themi se ka shumë këngë të cilat janë vërtetë të bukura dhe kanë nisur të veçohen që në prezantimin e parë.

Deri tani kënga më e klikuar është bashkëpunimi në mes të Fifit dhe Mc Kresha me titull “Psikopatja jote” që si duket për pak kanë qenë duke mbetur pa konkurim, kur dëgohet zëri jo më formë( i ftohur si duket kur është regjistruar) i reperit të njohur, por vërtetë një këngë e bukur që deri tani e ka në gjep “Cmimin e Publikut”.

Duetet këtë vit janë të shumta ne mes artistëve pa harruar edhe këngën me shumë kalori dhe kolori të Eli Farës dhe Aurela Gaçes me titull “Zemart Rratatata”, apo zgjedhja dhe nami që u përhap më herët por u pa vonë në konkurrim këngëtarja Rovena Dilo me Onat, që si duket ajo i është drejtuar Baba Stars për ndonjë lider të këtij labeli e ata i afruan vetëm Onatin, pa harruar edhe kombinimin e riprovuar por edhe këtë herë bukur në mes Artiola Toskës dhe Brunos dhe këngës së tyre “Digjem”. Ishte në javët e para të kësaj gare një super këngë e ide e bashkëpunim në mes Ardit Çuni dhe talentit të vogël Daniela Toçi me këngën “Qaj” që është pritur mjaft mirë.

Në këngët solo në këtë edicion ka plot e mjaft të bukura që nga artistja e parë që u ngjit në këtë skenë Kanita me këngën “S’jemi ne”, apo një tjetër këngë e bukur si ajo e Ronela Hajatit me titull “Vuj”, apo një këngë që është bërë hit i radiove e kënduar nga këngëtarja e re Krusita me titull “Akull” e deri te më i fundit në prezantim por që mund të jetë edhe ai që do të marrë fitoren këtë vit, producentit dhe kantautori i njohur Flori Mumajesi me këngën e tij “Plas”.

Një gjë është e sigurt se gjatë votimit për njëri-tjetrit do të plasë më pas sherri dhe inatet siç ndodh zakonisht por edhe ajo do të jetë në favor të një festivali të madh siç është “Kënga Magjike”. Lajm i mirë për të gjithë ata që do ta shohin në shtëpi këtë festival e jo në Pallatin e Koncerteve, pasi “Kënga Magjike” sjell një risi teknologjike, e për herë herë të parë në Shqipëri mund të përjetohen emocionet e skenës edhe nga shtëpia nëpërmjet Livestream në VR.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat