Jo vetëm Albani, edhe i vëllai qenka talent në këngë!

Mediale Vip

Jo vetëm Albani, edhe i vëllai qenka talent në këngë!

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 15:57
Alban dhe Arbëri Skënderaj

Alban Skënderaj është një ndër këngëtarët e kantautorët më të mirë që ka vendi ynë. Por duket se në familjen e këngëtarit, edhe i vëllai Arbëri qenka po ashtu një artist i talentuar, edhe pse ka zgjedhur të bëjë një tjetër profesion në jetë, duke e patur këngën thjesht pasion.

E ku ka arsye më të fortë se t’i kushtosh një këngë nënës që nuk jeton më. Duket se kjo e ka shtyrë vëllain e madh të Albanit për të publikuar këngën “Brilla”.

Nëpërmjet një telefonate në “Wake Up” në Top Channel ai rrëfeu se kjo këngë i është kushtuar nënës së larguar nga jeta një vit e gjysmë më parë. Më tej Skënderaj tha se nuk ka ndërmend të shkëputet më nga kënga dhe një bashkëpunim me të vëllain Albanin ai nuk e ka përjashtuar aspak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat