Majlinda Zeka i kundërpërgjigjet Majkit: Nuk je kujdesur aspak për djalin, të gjitha shpenzimet i kam mbuluar unë

Mediale Vip

Majlinda Zeka i kundërpërgjigjet Majkit: Nuk je kujdesur aspak për djalin, të gjitha shpenzimet i kam mbuluar unë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 08:07
Majlinda Zeka dhe Majk

Reperi i njohur Majk ka shpërthyer me një deklaratë “bombë” në orët e vona, duke hedhur akuza se nëna e djalit të tij, njëherësh ish-e dashura Majlinda Zeka, po e mban larg djalit të tij.

Ka mjaftuar kjo deklaratë që dyshja të përfshihen në një debat virtual në rrjetet sociale, duke hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Është tani vet Majlinda, ajo e cila në InstaStory ka publikuar komentin e Majkit me akuzat kundër saj, ndërsa i ka hedhur poshtë ato duke i cilësuar si shpifje.

“Aspak e vërtetë. Po e them unë si nënë…Çfarë të pres nga një njeri që nuk kujdeset as edhe pak për fëmijën e tij…Jo që unë e ndaloj me pa, si çdo nënë edhe unë kam dëshirë për fëmijën tim të rritet edhe në frymën e babait! Por domethënë të gjitha shpenzimet që nga lindja e djalit e deri më tani, nevojat financiare i merr përsipër vetëm familja ime! A e meriton ti me e pa? Dhe mos të flas më tepër, të tregoj se çfarë padie ke bërë me këtë që e the, mund edhe ta publikoj…Turp”, ka shkruar Majlinda Zeka në kundërpërgjigjen e saj në InstaStory.

Image
Reagimi i Majlinda Zekës kundrejt akuzave të reperit Majk (Foto: Majlinda Zeka/InstaStory)

Ndërkohë, reagimet dhe komentet nga fansat në rrjetet sociale, kanë qenë të shumta.

Majk dhe Majlinda u bënë prindër të një djali në vitin 2017 , të cilin e pagëzuan me emrin Roan.

Dyshja vazhdimisht kanë qenë të konlfiktuar në rrjetet sociale, e krejt kjo lidhur me kujdestarinë ndaj djalit – ‘luftë’ e cila mesa duket po vazhdon ende. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat