Amarda dhe Ervin Gonxhi i vënë flakën skenës me “Nuk kam jet”

Mediale Vip

Amarda dhe Ervin Gonxhi i vënë flakën skenës me “Nuk kam jet”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 13:53
Amarda dhe Ervin Gonxhi

Fundviti mbledh artistët më të mirë të muzikës shqiptare në skena xhirimesh për festa dhe sigurisht që mbetet një nga tradita më e bukur e botës së muzikës. Një nga artistet që u prezantuar në këto xhirime është edhe këngëtarja brilante Amarda Arkaxhiu, tashmë Amarda Arkaxhiu Ward, pasi Amarda është e martuar prej kohësh në SHBA dhe ka një djalë nga kjo martesë. Amarda në bashkëpunim me violinistin e mrekullueshëm Ervin Gonxhi i kanë vënë flakën skenës në kuptimin e parë të fjalës sepse kanë shkëlqyer me prurjen më të re me titull “Nuk kam jet”. Me aranzhime muzikore nga vetë Ervin Gonxhi dhe me tekst të Vojsava Alijas, një bashkëpunim i Max Production dhe EmraCom, Amarda dhe Ervini kanë lënë shijen e artistëve të vërtetë dhe e mbyllin 2018-n me këtë “bombë” muzikore që ju mund ta klikoni më poshtë dhe ta ndiqni të plotë pse jo edhe të këndoni e kërceni me të.BS

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat