Fustani i nusërisë së Priyanka Choprës, qenka një përrallë (e paska edhe ky mesazhe sekrete)!!!

Mediale Vip

Fustani i nusërisë së Priyanka Choprës, qenka një përrallë (e paska edhe ky mesazhe sekrete)!!!

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 20:52
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Aktorja e njohur publikoi fotot e dasmës, duke i treguar të gjithëve fustanin e mrekullueshëm Ralph Lauren me vellon 22 metra të gjatë!! Lauren e krijoi këtë fustan për ceremoninë e krishterë të Priyanka Choprës dhe Nick Jonas, mbajtur në pallatin Taj Umaid Bhaëan në Jodhpur, të Indisë.

Ishte pjesa  e dytë e dasmës tre ditore, e cila përfshiu edhe një ceremoni hindu të djelën.

Fustani i bardhë ishte i zbukuruar me dorë; për të punuar dantellat e tij u deshën plot 1,826 orë.

Aty ishte qepur dhe një copëz nga vetë fustani prej dantelle i vjehrrës së aktores, që kishte mbajtur gjatë martesës së vet, si dhe tetë fjalë fjalë dhe shprehje me kuptim të madh për nusen: familje, shpresë, dhembshuri, dashuri, “Nicholas Jerry Jonas,” “1 dhjetor  2018” (data e dasmës), “Madhu & Ashok” (emrat e nënës dhe babait) dhe  “Om Namah Shivay” (një mantra hinduiste që evokon Lordin Shiva).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat