E fejuara e Stresit publikon momente private me reperin në shtrat

Mediale Vip

E fejuara e Stresit publikon momente private me reperin në shtrat

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:41
Stresi dhe Kejsi

Emrat Stresi dhe Kejsi i kemi parë shpesh së fundmi në ballinat e medieve rozë.

Duke qenë se është person publik, i suksesshëm në muzikë dhe një djalë problematik në jetën e përditshme, Stresi ka bërë shpesh zhurmë të madhe në media e publik.

Së fundmi arrestimi i tij u komentua mjaft shumë por kjo mbeti nën hije kur ishte fjala për tradhti.

Në media është shkruar se Stresi e ka tradhtuar Kejsin pasi kur u arrestua u gjet në hotel me një vajzë të re.

Rreth kësaj e fejuara e tij nuk ka pasur asnjë reagim negativ, përkundrazi e ka shprehur dashurinë që ka për reperin dhe sot po e bën këtë gjë publikisht akoma më shumë.

Së fundmi Kejsi në Instastoryn e saj i ka publikuar disa momente private në shtrat me Stresin mirëpo nuk dihet nëse janë të realizuara më herët apo me të vërtetë ai ka dalë nga burgu.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat