U tha se Ronela dhe Zerka u ndanë por ky gjest i këngëtarit në “Kënga Magjike” tregon të kundërtën

Mediale Vip

U tha se Ronela dhe Zerka u ndanë por ky gjest i këngëtarit në “Kënga Magjike” tregon të kundërtën

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:50
Young Zerka dhe Ronela Hajati

Ndonëse ata nuk e pranuan asnjëherë zyrtarisht lidhjen, “gjurmët” tregojnë se Young Zerka dhe Ronela Hajati kanë disa vite që janë në një lidhje dashurie. Por disa ditë më parë, në mediat rozë u shpërnda me shpejtësi lajmi se dyshja i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre pas problemeve që kishin pasur në çift.

Fjalët duket se kanë qenë veçse thashetheme pasi Young Zerka ka qenë i pranishëm mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve ku u mbajt gjysmëfinalja e parë e Kënga Magjike për të mbështetur të dashurën e tij e cila performoi e fundit mbrëmë.

Zerka nuk e ka kursyer edhe një postim në Instagram gjatë performancës së Ronelës me këngën “Vuj” duke shkruar: “Super vajzë, super performancë”.

Performanca e Ronelës ishte vërtet elektrizuese dhe neve na bëhet qejfi që ajo vazhdon të jetë krah Zerkës, ndryshe nga sa u fol në media. Ja e sqaruam edhe këtë çështje, fal Këngës Magjike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat