Jo vetëm Dua, edhe Bebe Rexha e dëshmon se është femra më e suksesshme në botë

Mediale Vip

Jo vetëm Dua, edhe Bebe Rexha e dëshmon se është femra më e suksesshme në botë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 09:46
Bebe Rexha dhe Dua Lipa

Mbrëmë këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka publikuar sukseset e arritura gjatë vitit 2018.

Të njëjtën gjë e bëri edhe artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha me anë të postimit të fundit.

Me imazhin e fundit të publikuar në Instagram, Rexha tregon se renditet në mesin e artisteve më të suksesshme në botë.

“Faleminderit për një vit të mrekullueshëm”, shkruan ajo bazuar në rezultatet e platformës muzikore, Spotify.

Bebe e ka dëshmuar veten se është një prej femrave më të suksesshme duke qenë për një vit radhazi në top listën e “Billboard”, me disa këngë të saj.

Rexha po ashtu javën e kaluar u  nderua me çmimin “Kompozitorja e vitit”, në West Hollywood të Kalifornisë në SHBA.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat