Jessica Alba është tejet e bukur, por nuk ka talent në aktrim

Mediale Vip

Jessica Alba është tejet e bukur, por nuk ka talent në aktrim

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:04
Jessica Alba

Jessica Alba me bukurinë e saj bën për vete shumë fansa. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe një grua serioze në botën e shoubizit.

Megjithatë, kur është fjala për talentin, shumë thonë se nuk mund të mburret me sukseset.

Aktorja 37-vjeçare pas vete ka lënë tridhjetë role filmike, por sipas vlerësimeve të fundit, ajo konsiderohet si një aktore që nuk ka talent.

Sipas shkallës së filmave më të këqij që janë filmuar në njëzet vjetët e fundit, janë filmat kryesisht ku rolin kryesor e ka luajtur ajo.

Në vendin e dytë pas Jessicas ishte Jessica Biel ndërsa në të tretin renditet, Heather Graham.

‘Honey’, ‘Into Blue’, ‘Love Guru’, ‘Spy Kids’, ‘Entourage’, ‘Meta vret’ janë vetëm disa nga filmat në të cilat është shfaqur, Alba.

Ndryshe, bukuroshja është duke punuar në projekte të reja filmike që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat