Reperi i ndjerë "nxjerr" në treg albumin e tretë

Mediale Vip

Reperi i ndjerë "nxjerr" në treg albumin e tretë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 21:10
XXXTentacion

Albumi i reperit XXXTentacion ka dalë në treg sot, rreth gjashtë muaj pasi ai u qëllua për vdekje.

Titullohet “Skins” dhe përmban 10 këngë, përfshirë një bashkëpunim me Kanye West që zgjat 19 minuta.

XXXTentacion u qëllua dhe u vra në Florida në qershor të këtij viti, në moshën 20 vjeçare.

“Skins” është albumi i tij i tretë. Ndonëse u largua nga jeta në moshë të re, XXXTentacion ka arritur shumë suksese, përfshirë faktin që kryesoi në listën Billboard ku ishin 200 këngët më të dëgjuara të momentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat