Cardi B heq dorë nga "gangsterlliku"

Mediale Vip

Cardi B heq dorë nga "gangsterlliku"

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:24
Cardi B

Reperja Cardi B ka vendosur të mos i bëjë “gangsteren” gjykatës në Nju Jork. Mëngjesin e sotëm, ajo u shfaq në gjykatë për seancën e saj ndaj sherrit me baristet.

Prokurorët kërkuan që të merrte 2.500 dollarë gjobë, por gjyqtari e liroi pa asnjë kusht duke thënë se nuk përbënte rrezik për tu larguar nga vendi.

Ndër të tjera, u paralajmërua që të mos ketë kontakt me motrat bariste Baddie Gi dhe Jade. Urdhri përfshinte “asnjë kontakt” direkt apo në rrjete sociale. Seanca e rradhës do të jetë muajin e ardhshëm.

Të hënën, ajo mungoi në seancë sepse po xhironte për një klip të ri muzikor. Po atë ditë, iu bë paralajmërimi se nëse nuk do paraqitej të premten, mund të përballej me arrest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat