Publikohen statistikat, Butrint Imeri u dëgjua mbi 10 milionë herë brenda vitit në “Spotify”

Mediale Vip

Publikohen statistikat, Butrint Imeri u dëgjua mbi 10 milionë herë brenda vitit në “Spotify”

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 11:38
Butrint Imeri

Butrint Imeri është dëgjuar mbi 10 milionë herë brenda vitit, sipas statistikave të “Spotify”

Platforma më e madhe digjitale e muzikës në botë, “Spotify”, ka nxjerrë së fundmi statistikat e klikimeve të secilit artist.

Përjashtim nuk bëjnë as artistët shqiptarë, të cilët kanë qenë më të klikuar se asnjëherë tjetër këtë vit.

Këngëtari Butrint Imeri, i cili këtë vit solli projekte të shumta muzikore, është dëgjuar mbi 10 milionë herë në “Spotify”.

565 mijë është numri i fansave që kanë muzikën e tij, të cilët vijnë nga 65 shtete të ndryshme, dhe kanë shpenzuar mbi 443 mijë orë në këngët e tij.

Marrë parasysh faktin se estrada shqiptare është më shumë e dëgjuar në YouTube, këto statistika nuk duken keq për këngëtarin Imeri.

I lumtur nga ky sukses, ai ka vendosur që të njëjtat statistika t’ua prezantojë fansave të tij në InstaStory. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat