Dua Lipa nuk e ndien të ftohtit, shfaqet e ‘nxehtë’ në bikini

Mediale Vip

Dua Lipa nuk e ndien të ftohtit, shfaqet e ‘nxehtë’ në bikini

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:51
Dua Lipa me shoqen e saj

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që po vazhdon të na bëjë krenarë në botë.

Dua Lipa së fundi ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, me të cilat ka uruar shoqen e saj me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen për motrën time më të mirë, Nathalie Ballout,  e cila më mungon shumë, sidomos sot. Ti më sjell shumë dritë dhe dashuri në jetën time. Të gjitha përqafimet dhe puthjet e botës.”, ka shkruar Dua.

Në njërën nga fotografitë me të cilat e uroi shoqen, këngëtarja shfaqet në bikini të bardha, me të cilat nuk i lë vend imagjinatës.

Kujtojmë që Dua Lipa gjatë ditës së djeshme është nominuar në dy kategori në “Grammy Awards”, atë për “Artisten më të mirë” dhe “Vallëzimin më të mirë në një këngë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat