Eli Fara tregon linjat e mahnitshme te “Kënga Magjike”

Mediale Vip

Eli Fara tregon linjat e mahnitshme te “Kënga Magjike”

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:58
Aurela Gaçe me Eli Farën

Një këngëtare me eksperiencë të jashtëzakonshme që lëvron kryesisht muzikën popullore, por që ka pëlqyer të konkurrojë edhe në muzikën e lehtë.

Nuk është hera e parë për Eli Farën që merr pjesë te “Kënga Magjike”. Ajo ka preferuar që të vijë gjithmonë e veçantë dhe me këngë të cilat kanë pak folk brenda. Kësaj radhe ajo këndon bashkë me kolegen dhe miken e saj të ngushtë Aurela Gaçe.

Gjatë provave në Pallatin e Koncerteve, ndryshe nga koleget e saj, të cilat kishin ardhur me tuta, pa tualet dhe të pakrehura te parukieri, Eli si një zonjë e vërtetë me klas është paraqitur e veshur bukur, me një pamje që ishte e denjë për spektakël, jo për prova.

Gjithashtu, bien në sy linjat e saj fantastike, madje duket sikur ka humbur akoma peshë. Mbase për të patur një formë perfekte për Festival. Gjithsesi, prezenca e Elit në çdo skenë është një vlerë e shtuar për çdo event ku ajo merr pjesë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat