Ajo gjithmonë është cilësuar si një nga femrat më me stil të ekranit shqiptar.
Flasim për këngëtaren nga Shqipëria Jonida Maliqi e cila komentohet shpesh për paraqitjet e saj, si në klipe por edhe në rrjete sociale, ku markat më luksove janë ato qe karakterizojnë këngëtaren.
Janë bërë 6 muaj që kur ajo lansoi projektin e saj të fundit të titulluar “N’errsirë”.
Jonida ka vendosur të vijë me një projekt të ri, klip ky i cili do jet tejet festiv dhe kënga me ritme latine.
Por, “Prive” ka mësuar se ky klip i këngëtares arrin një çmim stratosferik, prej plot 80 mijë eurove.