Flori Mumajesi ka arritur të fitojë edicionin e 20-të të Këngës Magjike, pas votimin nga vetë kolegët.
Mumajesi ka arritur një rezultat shumë pozitivë, pasi me më shumë se 100 pikë ka lënë në vendin e dytë Aurela Gaçen dhe Eli Farën. Ndërsa vendin e tretë ka arritur që të marrë Fifi dhe Mc Kresha.
Pasi mori çmimin Flori u shpreh: “Tani është momenti kur plas vërtet, se më kanë hipur të dridhurat. Gjithë këto vite këtu në këtë festival, me ju në krah. Përfshirja juaj në këtë këngë më ka bërë të lumtur si në ëndërr. Nëse nesër nuk bëj më muzikë, këtë energji e kam ndjerë këtë kohë, pasi e kam shijuar aq bukur sa nuk di ta them. Ju dua juve!”