Fjalët e parë të Flor Mumajesit pas triumfit në “Kënga Magjike”

Mediale Vip

Fjalët e parë të Flor Mumajesit pas triumfit në “Kënga Magjike”

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 06:31
Flor Mumajesi

Ashtu siç edhe pritej fitues në edicionin e 20-të të "Këngës Magjike" është shpallur kantautori i njohur Flor Mumajesi.

Ai u prezantua në këtë festival me këngën "Plas", e cila u pëlqye gjerësisht nga audienca shqiptare.

"Plas", gjithashtu u zgjodh balada më e mirë në finale.

Pas marrjes së çmimit si balada më e mirë Flori tha: “Të dua mam”.

Kënga "Plas" është edhe një nga më të klikuarat e "Këngës Magjike" në Youtube.

"Faleminderit të gjithëve", janë fjalët e para të Florit pas triumfit në spektaklin muzikor. 

Ky vit shënoi 20 vjetorin e festivalit të muzikës shqiptare moderne, i cili për publikun erdhi me befasi të shumta për publikun, si dhe për herë të parë në Shqipëri u transmetua drejtpërsëdrejti në Youtube me “Virtual Reality”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat