Një baba "polic": Shtëpia kthehet në skenë "lufte" për 5 minuta

Mediale Vip

Një baba "polic": Shtëpia kthehet në skenë "lufte" për 5 minuta

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 09:10
Florjan Binaj

Florjan Binaj është baba i dy fëmijëve, por nuk do të mjaftohet me kaq. Në "Mos i fol shoferit" në Ora News, ai tregoi se do donte që të paktën të kishte 4 fëmijë. 

Aktori tregoi se jashtë kornizave të ekranit, është një baba serioz, por nuk mungojnë momentet ku kthehet në fëmijë për të luajtur me Glaukun dhe Krenën.

Florjan Binaj: Mundohet të jem baba shumë i mirë, me aq kohë sa më mbetet të rri me fëmijët. Përpiqem t'ia plotësoj dëshirat duke i treguar se disa gjëra duhen merituar, fituar. I dua aq shumë fëmijët e mi sa them, ku kam qenë më parë. Kam qejf të luaj gjithë kohës, e bëj shtëpinë corap. Nëse Sadina del në ballkon të varë ndonjë rrobë, kur hyn nuk e njeh më shtëpinë. Mjaftojnë vetëm 5 minuta me kalamajt, vrap këtej, hidhu, gjuj me jastiqe, si indianët. E bëj këtë se ne nuk kemi fusha të lira që të luajmë sic kemi pasur dikur, kështu që aq shtëpi sa është, aty shkarko atë energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat