Gruaja e Furyt kishte pasur abort vetëm disa orë para duelit të tij rikthyes dhe ia kishte mbajtur të fshehtë deri në fund të meçit

Mediale Vip

Gruaja e Furyt kishte pasur abort vetëm disa orë para duelit të tij rikthyes dhe ia kishte mbajtur të fshehtë deri në fund të meçit

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 18:49
Paris Fury

Gruaja e Tyson Furyt, Paris Fury, ka rrëfyer se kishte abortuar vetëm disa orë para meçit rikthyes të burrit të saj, porse e kishte mbajtur të fshehtë deri në fund të duelit.

Ish-kampioni i botës kishte munguar 32 muaj dhe po e zhvillonte përballjen e tij rikthyese në muajin qershor ndaj boksierit shqiptar, Sefer Seferi.

Pikërisht në atë periudhë, gruaja e tij e kishte humbur fëmijën, mirëpo vendosi të mos i tregonte, sepse kishte frikë se lajmi i hidhur do ta shpërqendronte.

Në një intervistë për Sunday Mirror, 28-vjeçarja ka treguar se ishte tetë javë shtatzënë, ndërsa në ditën e meçit e kishte kuptuar se ka pasur abort spontan.

https://www.instagram.com/p/BrFusLiAxBr/

“Nuk ia përmenda Tysonit para se të hynte në ring. Ndërsa menjëherë pas meçit ia thashë dhe të nesërmen shkuam në spital dhe kjo gjë u konfirmua”.

“Pesë javë më pas mbeta sërish shtatzënë dhe tash foshnja jonë e re, një djalë, do të lindë në mars. Ishim akoma me zemër të thyer për humbjen tonë, por njëkohësisht edhe të lumtur (për fëmijën tjetër)”, ka rrëfyer Paris.

https://www.instagram.com/p/Bm74l3NFegc/?utm_source=ig_embed

Në vitin 2014, gruaja e boksierit ka pasur një tjetër abort, pikërisht në kohën kur xhaxhai tjetër i Furyt, Hughie, po vdiste në të njëjtin spital.

Paris është takuar me Furyn kur ajo ishte vetëm 15-vjeçare, ndërsa në një rrëfim të mëparshëm ka treguar se kishin pritur deri në martesë për marrëdhënien e parë intime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat