Jennifer Aniston: Martesa e suksesshme nuk do të thotë se do të zgjas përjetësisht

Mediale Vip

Jennifer Aniston: Martesa e suksesshme nuk do të thotë se do të zgjas përjetësisht

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston beson se një martesë e mirë nuk do të thotë se mund të zgjasë tërë jetën.

Aktorja ka folur hapur për martesat me Brad Pittin dhe Justin Therouxin në intervistë për revistën “Elle” dhe deklaroi se vlera e këtyre martesave ishte e madhe, edhe pse nuk zgjati.

“Nuk e ndjej boshllëkun. Martesat e mia ishin shumë të suksesshme, të paktën kështu unë mendoj. Ne i kemi përfunduar ato, sepse nuk ishim të lumtur. Kemi menduar se ishte koha që të kërkojmë lumturinë diku tjetër”, tha ajo.

Ajo shtoi se ka mosmarrëveshje dhe probleme në çdo martesë, por nuk mendon se është diçka për t’u anashkaluar.

“Nuk duhet të bëjmë ndonjë gjë të madhe rreth martesës. Nëse ju nuk jeni të kënaqur, duhet të dilni nga kjo marrëdhënie. Mos e vazhdoni lidhjen vetëm se keni frikë nga vetmia dhe gjëra të tilla. Mos humbni kohë në një martesë apo marrëdhënie të keqe”, tha aktorja 49-vjeçare.

Jennifer u nda nga Justin pas shtatë viteve të lidhjeve dhe dy vjet e gjysmë të martesës ndërsa ishte e martuar me Brad Pittin nga viti 2000 deri në vitin 2005.

Ajo ka thënë vazhdimisht se martesa nuk është prioritet në jetën e saj dhe beson se këtë pikëpamje e ndajnë të gjithë njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat