Befason Elahaida Dani, publikon coverin e "Plas" me fjalët më të bukura për Florin

Mediale Vip

Befason Elahaida Dani, publikon coverin e "Plas" me fjalët më të bukura për Florin

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 09:03
Elahaida Dani dhe Flori Mumajesi

Kenga “Plas” e Flori Mumajesit u shpall mbrëmjen e të shtunës fituese e “Kënga Magjike 2018”, pasi në pak kohë u kthye në një nga baladat e preferuara të publikut shqiptar por edhe e artistëve të tjerë, të cilët i dhanë vlerësimin maksimal në festival.

Një nga artiset e cila e ka pasur këngën e Florit të preferuarën e saj është dhe Elhaida Dani, që mesa duket e ka dashuruar kaq shumë këtë këngën, sa i ka realizuar një cover. Elhaida ka postuar një pjesë të cover-it para pak minutash në Instagram dhe bashkangjitur me videon shpjegon arsyen pse ka vendosur të realizojë versionin e saj të “Plas”, me një videoklip të thjeshtë por personal dhe të ndjerë.

“E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë…Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time…Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë”-shkruan Elhaida në postimin e saj dhe tregon se coveri është një homazh për Flori Mumajesin dhe për muzikën që ka dhuruar gjithë këto vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat