Jennifer Garner po i merr gjërat shtruar me të dashurin e ri

Mediale Vip

Jennifer Garner po i merr gjërat shtruar me të dashurin e ri

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 23:49
Jennifer Garner dhe John Miller

Jennifer Garner duket se po e merr shtruar me të dashurin e saj John Miller.

“Jen ka ngadalësuar gjërat me John qysh prej kur është bërë publike se ata janë në lidhje dashurie. Fëmijët, karriera dhe Ben [Affleck] janë për momentin prioriteti i saj kryesor dhe ajo nuk është gati për diçka më serioze”.

Të paktën kështu ka bërë të ditur një burim pranë aktores duke shtuar se Garner u ka thënë miqve se për momentin ajo nuk është duke kërkuar diçka më serioze në lidhjen e saj.

“Ajo u ka thënë miqve të saj të afërt se nuk është gati të përkushtohet më shumë, për momentin. Ajo dëshiron të ketë gjithë fokusin e saj në familjen, karrrierën dhe të ndihmojë Ben të kthehet në rrugën e duhur”.

“Ajo e shijon kohën me John por ajo është e shqetësuar se po bën hapa të shpejtuar dhe nuk dëshiron të dëshpërohet”, ka thënë tutje ky burim.

 njëjti burim ka thënë se Garner akoma komunikon me Affleck sepse për të është shumë e rëndësishme që ai të kalojë varësinë e tij nga alkooli.

“Ajo është një mike shumë e mirë për të, ashtu sikur edhe një nënë e mrekullueshme”.

Lajmi se aktorja 46 vjeçare është në lidhje me John Miller, drejtori ekzekutiv i një kompanie financiare, u bë i ditur në muajin tetor, dhe qysh atëherë ka pasë raportime të ndryshme për lidhjen e tyre të dashurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat