Çifti Beckham në krizë

Mediale Vip

Çifti Beckham në krizë

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 23:51
Çifti Beckham

Përpjekjet e Victoria Beckham për të hequr një tatuazh dedikuar bashkëshortit të saj, David, duket se kanë rezultuar të suksesshme.

Mbrëmjen e djeshme në ‘British Fashion Awards’ ajo ka zbuluar se gjithçka është zhdukur dhe kanë mbetur vetëm disa shenja të vogla.

Victoria ka dashur që në vitin 2015-të të heqë tatuazhin i cili lexonte në gjuhën hebraike: “Unë jam e të dashurit tim dhe i dashuri im është i imi”.

Ky tatuazh bën pjesë në listën e atyre që Victoria i ka cilësuar si shumë të sikletshëm. Megjithatë ky veprim nuk do të thotë se ajo dëshiron të distancohet nga David, përkundrazi në eventin e mbajtur ata janë shfaqur shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat