Dafina Zeqiri befason të gjithë: Duhet të kem fëmijë, do jem nënë e mirë

Mediale Vip

Dafina Zeqiri befason të gjithë: Duhet të kem fëmijë, do jem nënë e mirë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 08:20
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri po e përfundon një vit të jashtëzakonshëm në karrierën muzikore.

Ajo ka sjell disa këngë të reja që u mirëpritën prej dashamirësve të muzikës si dhe fansat e saj.

Këngëtarja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale teksa po sjell imazhe dhe video të ndryshme.

Zeshkania së fundi ka befasuar të gjithë me një mesazh të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Në fakt, në një mbishkrim në një fotografi teksa shihet duke mbajtur në duar një bebe, ajo thotë se e di që duhet ta ketë një fëmijë dhe se do të jetë një nënë e mirë.

“E di, duhet të kem fëmijë. Do të jem një nënë e mirë”, ka shkruar këngëtarja teksa shihet duke luajtur me djalin e vogël.

Ndryshe, edhe gjatë qëndrimit në Amerikë, Dafina Zeqiri tregonte sa shumë i donte fëmijët pasi publikonte shpesh herë imazhe duke i dhuruar dashuri dhe të qeshura. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat