Shyhretja publikon imazhin më të ëmbël me nipin

Mediale Vip

Shyhretja publikon imazhin më të ëmbël me nipin

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 09:40
Shyhrete Behluli

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli së fundmi është duke u treguar mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo vazhdimisht për ndjekësit e saj i ndan projektet e reja muzikore dhe momentet nga mbrëmjet e ndryshme.

Por, në profilin e saj gjithashtu nuk mungojnë as fotografitë nga jeta private e saj. Së fundmi, Shyhretja në Instagram ka publikuar një fotografi të bukur, në të cilën shihet duke e mbajtur në duar nipin e saj, Matinin.

“Me zemrën tem”, është mbishkrimi që këngëtarja e ka lënë poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Ndryshe, ”Cika e hasretit” është projekti i fundit muzikor që Shyhrete Behluli ka sjellë në bashkëpunim me vajzën e saj, Engjëllushën. Kjo këngë ka arritur mbi 4 milionë klikime në Youtube.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat