Arbori mbush 4 vjeç!

Mediale Vip

Arbori mbush 4 vjeç!

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Vin Veli dhe Arbori

Vin Veli është një prej DJ më të pëlqyer shqiptar dhe një baba i përkushtur i një vogëlushi që sot feston 4 vjeç. E me rastin e Arborit të vogël, babai i ri ka zgjedhur të bëjë një urim publik për të birin në llogarinë e tij në Instagram me anë të një fotoje babë e bir. “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime”- shkruan Vini nën foton e bukur më të birin teksa të dy shihen sy më sy.

Vin Veli, emri i vërtetë i të cilit është Artvin është tepër aktiv në jetën e natës në kryqytet dhe pavarësisht se martesa e tij me prezantuesen Bora Zemani nuk funksionoi, dyshja ka ditur se si të ruajë një marrëdhënie miqësore për hir të vogëlushit të vogël. Vin Veli nga ana e tij nuk lë rast pa shprehur dashurinë për të birin e ndërsa në fotot e tyre bashkë duken si dy shokë të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat