Gwen Stefani thotë se Blake Shelton është dashuria e saj e përjetshme

Mediale Vip

Gwen Stefani thotë se Blake Shelton është dashuria e saj e përjetshme

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 07:46
Gwen Stefani dhe Blake Shelton

Gwen Stefani dhe Blake Shelton ‘gjetën’ dashurinë në vitin 2015.

Qysh atëherë është përfolur vazhdimisht se ata do të fejohen derisa më vonë u raportua se Shelton do të bëjë pyetjen e ‘madhe’ gjatë festës së Krishtlindjeve këtë vit.

Por duket se vet çifti nuk e ka fare këtë brengë.

“Ka zero presion”, ka thënë këngëtarja në një intervistë me Natalie Morales për TODAY.

Këngëtarët e “You Make It Feel like Christmas” kanë filluar romancën e tyre pasi kishin gjetur mbështetjen tek njëri-tjetri, pas ndarjes ngas bashkëshortët paraprakë.

Kjo është edhe arsyeja që 49 vjeçarja Stefani beson se ata nuk duhet të nguten për të ecur në altar.

“Kur njerëzit kanë një traumë, siç ne e kemi pasur, dikur, dhe të gjitha gjërat që i kemi kaluar dhe kur gjen dikë që mund të mbështetesh, që është miku yt i ngushtë, që mund t’i besosh edhe jetën, mendoj se thjesht duhet ta shijojmë momentin, sa më shumë që mundemi”, ka thënë ajo.

Por kur Stefani është pyetur nëse ylli 42 vjeçar i muzikës country është “dashuria e përjetshme”, ajo nuk ka hezituar të përgjigjet.

“Shpresoj se po, është”, ka thënë ajo me buzëqeshje.

Duket se tashmë Blake Shelton edhe e ka dëshmuar se do t’i qëndrojë pranë të dashurës së tij – madje edhe kur ajo ia kërkon të bëjnë një videoklip së bashku për hitin e tyre të Krishtlindjeve.

“Unë besoja se do të thotë ‘jo’ sepse Blake e urren të bëjë videoklipe. Është gjëja që ai e pëlqen më së paku, por ai ishte shumë i ëmbël dhe pranoi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat