Ellen DeGeneres planifikon t’i japë fund emisionit televiziv

Mediale Vip

Ellen DeGeneres planifikon t’i japë fund emisionit televiziv

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:11
Ellen DeGeneres

Moderatorja në një intervistë për New York Times foli për të ardhmen e “Ellen”.

Ellen DeGeneres tha se kishte rinovuar kontratën vetëm kohët e fundit por po mendon nëse duhet të tërhiqet apo jo.

Ajo shtoi se mori këshilla kontradiktore nga i vëllai Vance DeGeneres dhe gruaja e saj, Portia de Rossi, por vendimi nuk është i lehtë.

“Portia mërzitet kur vëllai më thotë që të mos ndaloj,”-u shpreh  DeGeneres. “Ajo mendon se jam një aktore e shkëlqyer dhe se kjo shfaqje nuk është e duhura për kreativitetin tim.”

Ndërsa shton se bashkëshortja e këshillon se fundi i emisionit nuk është fundi i karrierës së saj, ndërsa i vëllai Vance i ka kërkuar të vazhdojë me emisionin.

“Show Ellen DeGeneres” ka fituar 57 Emmy nga debutimi i saj në 2003.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat