“M’ke mungu” është kënga më e re e Nora Istrefit me Skerdi Ago. Dyshja kishte kohë që kishte paralajmëruar për këtë bashkëpunim, i cili pritet të jetë i suksesshëm.
Kënga është ritmike dhe ajo që bie në sy në klipin e saj është performanca e Norës dhe Skerdit.
Këngëtarja e njohur tërheq vëmendjen me linjat e saj perfekte, me belin e hollë dhe të pasme bombastike.
Kënga ka vetëm pak orë që është publikuar në kanalin e “Youtube”-t dhe ka marrë mijëra klikime.