Çka thotë sot Adelina Ismaili e cila këngën për ushtrinë e shkroi në moshën 15 vjeçare

Mediale Vip

Çka thotë sot Adelina Ismaili e cila këngën për ushtrinë e shkroi në moshën 15 vjeçare

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 21:08
Adelina Ismaili

Ishte viti 1995 kur i këndoi ushtrisë së Kosovës. Qysh në atë kohë, këngëtarja Adelina Ismaili ëndërronte Forcat e Armatosura të Kosovës, ani se ishte një kohë trazirash.

Edhe tekstin e kësaj kënge ajo thotë se e shkroi vetë në moshën 15 vjeçare pa e ditur rrezikun që i kanosej.

Këngëtarja që i këndoi ushtrisë së Kosovës shumë vite me parë, tha se ndihet krenare për këtë ditë.

Sipas Adelina Ismailit, meritat i ka ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, me të cilin ajo ushtrinë “e pati bërë” edhe në këngë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat