Unikkatil pas formimit të Ushtrisë së Kosovës: Ballkani po dridhet

Mediale Vip

Unikkatil pas formimit të Ushtrisë së Kosovës: Ballkani po dridhet

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 09:23
Unikkatil

Kosova dje formoi Ushtrinë e saj.

Kosova me rastin e formimit të Ushtrisë ka pranuar shumë urime nga gjithë shqiptarët kudo që janë, e përveç tyre edhe nga aleatët ndërkombëtar.

Në llogarinë e tij në Instagram, reperi i njohur Unikkatil ka uruar Kosovën për Ushtrinë, kurse urimit ia ka shoqëruar edhe një fotografi të Hamëz Jasharit.

“Urime e Gëzuar ushtrinë e re Kosova!!! … Ballkani po DRIDHET!”, ka shkruar ai.

Image

Për ndryshe, projekti i fundit nga Unikkatil është “Ça jon”, në duet me Klepton, këngë që mori 3 milionë klikime në kanalin YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat