Alida Duka: Muzika është pasioni im që më zgjatë jetën

Mediale Vip

Alida Duka: Muzika është pasioni im që më zgjatë jetën

Nga: Maksim Gjokaj Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 11:30
Alida

Një këngëtare shumë e njohur shqiptare që jeton e vepron në Gjermani, Alida ndryshe e njohur edhe si motra e Stine vendos të rrëfehet duke treguar të rejat e saja mbi muzikën e jetën në gjermani. Këngëtarja thotë se thuajse çdo vikend e kalon duke kënduar ndërsa punon edhe si zv.menaxhere në një hotel në Hannover.

Popullariteti yt ka shpërthyer gjithandej në shumë vende europiane, je spikatur edhe nga mediat romune pas duetit me këngëtarin e famshëm atje? Sa të ka ndihmuar ky projekt në hapjen e tregut me koncerte?

Bashkëpunimi me këngëtarin e njohur Adrian Minune më dha një tjetër shtyrje në tregun e diasporës pasiqë ai pëlqehet jashtë mase dhe kjo këngë ka dy vjet që më ka sjellë shumë koncerte që vazhdojnë akoma. Mendojmë të bëjmë një tjetër projekt bashkë verën e ardhëshme e uroj të realizohet.

Nga gjithë këtë energji Alida?

O Zot të gjithë më thonë këtë kur më shohin nga afër që si ka mundësi të jem 24 orë në aksion me një adrenalinë të papërshkruar që as vet nuk e di nga vjen.

Je bërë pishman që ke hyrë në muzikë?

Kurrë. Muzika është pasioni im dhe ajo që më zgjatë jetën, antistresi im pa të cilën nuk do isha Alida që jam por një tjetër.

Je e fokusuar kryesisht në muzikë apo meresh edhe me ndonjë punë tjetër?

Unë punoj si zëvendës menaxhere në një hotel aty ku jetoj në Hannover dhe java më ikën duke u marrë me organizimin e tij por fokusi im ka të bëj me muzikën.

Po përfitimet i ke nga muzika janë të mëdha?

Përfitime kam nga të dy anët edhe më mjaftojnë por teprojnë për të mbuluar shpenzimet e projekteve në vazhdim kështu që ne nga njër anë marim e nga tjetra nxjerim.

Udhëton shpesh nëpër botë, ku bën më së shumti shopping?

Më kanë thënë duke më parë secilin vikend në aeroport pse nuk marr një shtëpi aty më rehat (qesh), secilën javë ja diku dhe për momentin më pëlqen të blej në Angi e Holandë.

Cilat janë gjërat në të cilat je fiksuar më shumë gjatë blerjeve?

Ato për skenë dhe klip janë gjëja e parë që e mendoj.

Je bërë nënë shumë e re, djali tashmë është rritur, nuk ke menduar për ndonjë fëmijë tjetër?

Edhe kam menduar para disa viteve të kem jë vajzë si unë energjike por tani jo më sepse jam mësuar të jem në lëvizje tërë kohës dhe nuk mbyllem dot në shtëpi me një bebë të vogël (qesh).

Ke thënë se nuk e mendon veten të martuar përsëri, pse nga kush ke frikë?

Frikë? Joo aspak, thjeshtë kanë ndryshuar kohët meshkujt nuk kërkojnë më femra të pavarura që janë zonja të vetes për gjithçka dhe kam vendosur të rri vetëm e të kushtoj kohën time të paktë që më mbetet gjatë javës për familjen time.

Cilat janë planet deri në fundvit dhe si do e fillosh vitin e ri?

Kisha vendosur këtë fundvit të mbyll festat  në SHBA por mendoj më mirë të mbyll një datë këtu në Gjermani ku mund të festoj afër familjes deri në ora 00:00 e më pas me kolegët në ndonjë event derisa festat e nëntorit i mbylla në Londër irmingham, Bruksel.

E ke menduar depërtimin në ndonjë treg tjetër me ndonjë projekt të ri?

Projekti i rradhës që sapo e mbylla me një klip do të prezantohet tek Sony Music në Gjermani, më tej të shohim nëse mund të bëjmë ndonjë gjë do shkojmë ashtu siç është e shkruar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat