Butrint Imeri shpenzoi mbi dy mijë euro vetëm në veshje për paraqitjen në klipin e fundit

Mediale Vip

Butrint Imeri shpenzoi mbi dy mijë euro vetëm në veshje për paraqitjen në klipin e fundit

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 13:59
Butrint Imeri

Reperi Gjiko dhe këngëtari i njohur Butrint Imeri, së fundmi sollën për fansat bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Bakllava” titullohet kënga e tyre më e re ,e cila është pritur shumë mirë nga fansat.

Kjo këngë është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja kanë dhuruar një performancë mjaft atraktive.

Butrinti i cili është shumë i lidhur me modën dhe stilin, duke të ketë shpenzuar mjaft për vetëm një nga paraqitjet e tij në këtë klip.

Ka qenë faqja “What they wearin”, e cila ka treguar se paraqitja e këngëtarit Imeri në një prej skenave, ka kushtuar afro dy mijë euro.

Bëhet fjalë për një xhup të kuq në të cilin shkruhej fjala “King”, vlera e të cilit shkonte në jo më pak se 1450 euro.

Ndërkohë, syzet luksoze të markës Dolche Gabana, arrijnë shifrën e 500 eurove.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika, ia mundësojnë këngëtarit që të bëjë një jetë të mirë luksoze si dhe të shpenzojë jo pak për veshjet e tij. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat