Këngëtari me drogë në çantë, arrestohet

Mediale Vip

Këngëtari me drogë në çantë, arrestohet

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 16:36
Lil Pump

Bie në pranga këngëtari i njohur i muzikës Rep, Lil Pump.

Sipas "TMZ", reperi i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ndalua në aeroportin e Miamit pasi u ndalua me drogë.

Sipas mediave stjuardesat kishin ndierë erën e rëndë që vinte në një prej çantave të Pump, dhe kishin njoftuar Policinë.

Reperi po udhëtonte ditën e djeshme nga Miami për në Los Angeles, ku u prangos pasi në çantën e tij u gjet lëndë narkotike.

Kjo nuk është hera e parë që Lil Pump shfaqet problematik pasi muajin e kaluar, u arrestua nga policia në Danimarkë, pasi i ofendoi duke i treguar atyre gishtin e mesëm.

Ai gjithashtu u arrestua po në Miami në gusht të këtij viti për drejtim automjeti pa leje qarkullimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat