E pret burgu: Shakira akuzohet për fshehjen e tatimit

Mediale Vip

E pret burgu: Shakira akuzohet për fshehjen e tatimit

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 17:37
Shakira

Këngëtarja popullore Shakira u gjet në mesin e një skandali të madh kur një prokuror i shtetit spanjoll paraqiti një padi për evazion fiskal.

Shakira ka shmangur pagimin e më shumë se 14.5 milionë euro gjatë një periudhe tre-vjeçare, ndërsa jeton në Kataloni.

Aktakuza pohon se Shakira ka emëruar Bahama si vendbanim të saj zyrtar, por ajo praktikisht ka jetuar në Spanjë me të dashurin e saj, futbollistin spanjoll Gerard Pike, me të cilin ka dy fëmijë.

Në Bahama, tatimi është shumë më i ulët se në Spanjë, dhe Shakira është një tjetër person i njohur i akuzuar për mos pagimin e taksave, pas hetimeve ndaj lojtarëve të futbollit Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Shakira është emëruar në "Papyrusin e Parajsës", i cili publikon detajet e aranzhimeve të taksave jashtë vendit të personaliteteve të njohura sikurse janë Madonna dhe Bono nga U2.

Përndryshe, Shakira kishte një problem serioz me zërin e saj dhe spekulohej se do të divorcohej. Më pas, këngëtarja vazhdoi shfaqjet e saj, dhe tha se me martesën e saj gjithçka është në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat