Flori Mumajesi gjen ngushëllim te Kejsi Tola, sekretet e romancës 6-mujore

Mediale Vip

Flori Mumajesi gjen ngushëllim te Kejsi Tola, sekretet e romancës 6-mujore

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 15:59
Flori Mumajesi dhe Kejsi Tola

Kantautori i njohur Flori Mumajesi e mbylli vitin 2018 me një histori të dhimbshme dashurie, të paktën siç kuptojmë nga kënga e tij “Plas”, me të cilën rrëmbeu kupën e “Kënga Magjike”.

Kolegët këngëtarë e votuan me pikët maksimale, duke e diferencuar dukshëm nga vendi i dytë që u fitua nga Aurela Gaçe e Eli Fara dhe vendi i tretë Fifi & Mc Kresha.

Por ndërkohë, që ai me krijimin e tij i këndonte një dashurie që s’është më (dhe që shumë aluduan se bëhej fjalë për Elvana Gjatën), nga ana tjetër, dukej se ajo që e ngushëllonte ishte Kejsi Tola, me këngën “Më ke mua”, një krijim po ashtu i Flori Mumajesit, që fitoi çmimin e “Produksionit më të mirë”.

Ka ditë që këngëtari shumë i pëlqyer për publikun shqiptar Flori Mumajesi është në qendër të vëmendjes me fitoren tek“Kënga Magjike” me këngën e tij “Plas”, që është kthyer tashmë në hit. Jo vetëm kaq, por këngëtari e ktheu të gjithë vëmendjen edhe te jeta e tij personale me postimet e tij në “Instagram”.

Ai publikoi një foto nga momenti kur interpreton me Kejsi Tolën këngën “Më ke mua”, te “Post Kënga Magjike”, në studion e të “Dielës shqiptare”, ku shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike dhe kaq është dashur që të përflitet se ata janë në një lidhje.

Por ajo që shton më shumë dyshimet, është fotoja e publikuar pak minuta më parë nga Flori në “Instastory”-n, ku shfaqet Kejsi në studiot e xhirimit, foto, të cilën këngëtari e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Kaq ka mjaftuar dhe mediat ta konsiderojnë këtë një romancë të fshehtë, që tashmë doli në sipërfaqe me dëshirën e vetë Florit, si për të larguar vëmendjen nga alibia se ai në këtë festival erdhi për t’i dhënë një mesazh publik ish-bashkëpunëtores së ngushtë në muzikë, Elvana Gjatës, duke i thënë “S’kena me u pa më bashkë”.

Ndërkohë, sipas miqve të tyre të afërt, kjo romancë e Florit me Kejsin mund të ketë gjashtë muaj që ka nisur, afrimitet që nisi në verë dhe u finalizua me bashkëpunimin e parë me Florin me këngën “U rritëm”. Një sukses i menjëhershëm rezultoi në muajin gusht ky projekti i ri i Kejsit, i cili është sugjeruar pafund nga publiku shqiptar në “Topawards”, duke u bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

“U rritëm” mbante titullin prurja më e re e artistes së talentuar, e cila kësaj here ia kishte besuar kantautorit Flori Mumajesi, me të cilin ndërkohë ishte afruar edhe më shumë. Me muzikë dhe tekst të Florit, Kejsi bëri zgjedhjen e duhur për këtë projekt muzikor dhe këtë e treguan më së miri komentet pozitive në rrjetet sociale si edhe renditja në “The Top List”.

Edhe pse kishte vetëm një javë që kënga doli në treg, ky produksion jo vetëm që u bë pjesë e “The Top List”, por ajo u rendit gjithashtu mjaft mirë, pikërisht në 20 këngët më të votuara të klasifikimit. “Kjo është një këngë që e kam dashur që nga fillimi kaq shumë dhe jam kaq e lumtur që po më bëni ta vazhdoj ta dua edhe më shumë, nga çdo koment dhe çdo fjalë me kaq shumë energji”, shkruante Kejsi në një postim të bërë në profilin e saj në “Instagram”, sa i përket këngës “U rritëm”.

E duket, se suksesi i saj tashmë është në dorën e Florit. Historia e tij me Kejsin është historia e re e showbiz-it për Flori Mumajesin, pas lidhjes me prezantuesen e “Prive”, Liberta Spahiun. Ndërsa, sa u përket lidhjeve me vajzat e muzikës, ndoshta me Kejsin ai do të përsërisë historinë me Elvanën, duke qenë jo vetëm partneri, por edhe krijuesi i këngëve të saj.

E në këtë rast, kantautori zgjedh të krijojë afrimitet me një artiste 10 vite më të re në moshë, por edhe me stereotipin e “vajzës së mirë”, e cila edhe pse ka dalë në skena të mëdha që në adoleshencë, deri tani nuk është përfolur ndonjëherë për lidhje me meshkuj të botës së showbiz-it. Sa i takon festivalit “Kënga Magjike”, të dy artistët u ngjitën në skenë me disa kilogramë më pak, pas dietave që kishin bërë para garës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat