Paris Hilton çmendet pas Dua Lipës, ja ç’bëri gjatë takimit me këngëtaren shqiptare

Mediale Vip

Paris Hilton çmendet pas Dua Lipës, ja ç’bëri gjatë takimit me këngëtaren shqiptare

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 20:45
Paris Hilton dhe Dua Lipa

Dua Lipa dhe Paris Hilton janë yje shumë të famshme, secila në fushën e saj, ndërsa kur bëhen bashkë, padyshim që marrin vëmendjen e fansave.

Këngëtarja shqiptare dhe amerikania miliardere janë bërë bashkë këtë fundjavë, duke bërë disa poza të përbashkëta.

Fotografitë e realizuara, ato i kanë shpërndarë nëpër profilet respektive në rrjetet sociale.

 

Loved celebrating the holidays tonight with this epic babe @DuaLipa. ✨????✨

A post shared by Paris Hilton (@parishilton) on Dec 15, 2018 at 5:00am PST

Në këtë takim të nivelit të yjeve, Dua është shfaqur me një veshje interesante me ngjyra në pjesën e sipërme, teksa në pjesën e poshtme kishte zgjedhur xhinse.

Ndërkohë, biondja e famshme amerikane dukej elegante, e veshur me një fustan të zi.

Vëmendje kanë marrë edhe vathët e 23-vjeçares si edhe vështrimet, që i kanë ndarë me bionden 37-vjeçare.

Paris Hilton e ka publikuar dy video me këngëtaren shqiptare, në të cilën shfaqet shumë e entuziazmuar dhe argëtuese nën shoqërinë e Duas. “Shumë e lumtur që po festoj pushimet sonte me këtë bukuroshe epike si Dua Lipa”, shkruan Paris në njërin prej videove, ndërsa në tjetrën nënvizon: “Duke u kënaqur me Dua Lipën. Fuqia e  femrës” .

Një kolazh me foto e papublikuar në profilin personal të saj edhe Dua Lipa, ku ndër të tjera shkruan “Kjo është e hot, Paris Hilton”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat