Pasi u bë nënë, Loredana përshkruan këtë ndjesi të mrekullueshme

Mediale Vip

Pasi u bë nënë, Loredana përshkruan këtë ndjesi të mrekullueshme

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 20:58
Mozzik dhe Loredana

Pak orë më parë Mozzik publikoi foton e parë të vajzës së tij. E vogla është pagëzuar me emrin Hana dhe ka ardhur në jetë ditën e sotme.

Dy të dashuruarit janë më të lumtur se kurrë për gjithçka po përjetojnë dhe pak nga ndjesitë i kanë ndarë me ndjekësit e tyre.

U desh të vinte në jetë Hana që Mozzik dhe Loredana të pranonin publikisht lajmet që po qarkullojnë prej muajsh për zgjerimin e familjes së tyre.

Pas reperit të njohur ka qenë Loredana e cila ka shkruar një dedikim për të bijën dhe ka shpjeguar pse nuk ka dashur ta tregojë më herët që po priste një fëmijë.

“Pra miqtë e mi! Vajza ime Hana erdhi… Duhet ta them që tani jam njeriu më i lumtur në botë. Nuk e di se çfarë synimi keni në jetë, por i imi ka qenë gjithmonë Familja! Kam punuar fort gjatë gjithë vitit ndërkohë që Hana ishte e fshehur në barkun tim dhe nuk doja t’ua thoja që po kaloja diçka kaq të veçantë, fokusimi ishte puna. Fillimi ishte gjithmonë me Hanën dhe fundi do të jetë me të, ajo është gjëja më e rëndësishme në jetë. Unë jam një person familjar dhe tashmë kam familjen time, një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit Zotit dhe secilit prej jush që më kanë bërë të ndihem mirë gjatë shtatzënisë, edhe pse e mbajta të fshehtë. Dua t’ju them që 2019-a do të jetë viti im! 2018-a ishte vetëm një grimcë e asaj që do vijë. Faleminderit bashkëshortit tim. Je më i miri në botë. Hana lindi në 19.12.2018”,-shkruan reperja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat