50 cent dekoron pemën me këpucët e ish të dashurës

Mediale Vip

50 cent dekoron pemën me këpucët e ish të dashurës

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 23:20
50 cent

Të gjithë gjejnë mënyra nga më të veçantat për të dekoruar pemën e Krishtlindjeve, por këtë vit me plot bindjen ky çmim i jepet reperit të njohur, 50 Cent. Ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram pemën të dekoruar me… gjërat e ish të dashurës. Në pemë janë varur shumë këpucë me takë, dhe nën të kutitë e këpucëve që duket se janë të markës Christian Louboutin.

“Nuk munda të gjeja topat për pemën time, kështu që gjërat e vjetra të ish të dashurës funksionuan. Po, ajo duhet të largohej me ato që erdhi.”- shkruan reperi.

Kështu ai ka nënkuptuar se këto janë të gjithë dhuratat që ai i ka blerë dikur. Hakmarrja zakonisht është e hidhur, por e këtij lloj na duhet të themi që është e bukur dhe kreative.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat