Mozzik dhe Loredana janë kurorëzuar në fshehtësi, ky detaj i zbuloi

Mediale Vip

Mozzik dhe Loredana janë kurorëzuar në fshehtësi, ky detaj i zbuloi

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:26
Mozzik dhe Loredana

Mozzik dhe Loredana te publiku njiheshin si të dashur por jo edhe të kurorëzuar.

Reperi Mozzik dhe Loredana Zefi janë emra shumë të komentuar në mediat rozë dhe që nga fillimet e para të lidhjes kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Duke i parë se sa të dashuruar janë, fansat mezi prisnin një dasmë apo organizim fejese me rastin e kurorëzimit të dashurisë së tyre por nuk ndodhi kështu.

Në fakt ata qenkan kurorëzuar në fshehtësi dhe askush nuk e ka ditur. Këtë detaj ua ka zbuluar shiriti që ia kanë vendosur Loredanës në dorë pas lindjes.

Në të shkruan emri dhe mbiemri i nënës që ka lindur mirëpo te Loredana nuk shihet ai Zefi por Aliu.

Image

Ky detaj pranë fotos që e ka publikuar Mozzik flet më shumë se çdo fjalë.

Mozzik dhe Loredana Zefi mbrëmë (18 dhjetor) janë bërë prindër të një vajze të cilës ia kanë vënë emrin Hana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat