Pas tetë vitesh romancë, modelja seksi po martohet me aktorin e famshëm

Mediale Vip

Pas tetë vitesh romancë, modelja seksi po martohet me aktorin e famshëm

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:56
Modelja Rosie Huntington-Whitely dhe aktori Jason Statham

Ka tetë vjet që ata janë bashkë dhe më në fund kanë vendosur që dashurinë ta kurorëzojnë me martesë.

Sipas ‘DailyMail’ modelja Rosie Huntington-Whitely dhe aktori Jason Statham po martohen.

Sipas tyre dyshja do të martohen në një ceremoni festive gjatë vigjiljes së Vitit të Ri. Dasma do të organizohet në shtëpinë e tyre në Hollywood.

Çifti u takua në vitin 2010 gjersa besohet se janë fejuar në vitin 2016 ndërsa në qershor të vitit të kaluar u bënë prindër të Jack Oscarit.

Kjo martesë ishte paraparë të realizohet vitin e kaluar por pasi erdhi djali në jetë u shty edhe ceremonia.

“Ne të dy jemi të njëjtë, ne të dy jemi përqendruar në punë dhe më pas hyri Jack. Ne e diskutuam tashmë këtë temë, ne e presim me padurim këtë moment, por kjo nuk është një përparësi për ne në momentin që mendoj se do të jetë shumë më zbavitëse kur fëmija të rritet dhe mund të jetë pjesë e dasmës “, kishte thënë modelja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat